Vështirësi në aksesin e faqeve zyrtare online | 5 zhvillimet kryesore

30 Korrik 2022 | 14:42
  • Sot mund të hasni vështirësi në faqet zyrtare online, njofton AKSHI

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton se qytetarët mund të hasin sot vështirësi në faqet zyrtare online, për shkak se do të bëhet një operacion për mirëmbajtjen e sistemeve.

AKSHI nënvizon se mund të ketë probleme gjatë orarit 14:00 deri në 23:59 të ditës së sotme, pasi po punohet për pasoja e sulmit kibernetik.

AKSHI

Lexoni për më shumë: Sot mund të hasni vështirësi në faqet zyrtare online, njofton AKSHI

  • Ulen me 100 mijë tonë zhdoganimet në porte, dyfishohen udhëtarët

Në Shqipëri po hyjnë më pak mallra. Në muajin qershor, sasia që u përpunuan në porte ishte 25% më e ulët se qershorin e vitit të kaluar. E ngjashme është situata edhe në periudhën 6-mujor, ku fluksi i ngarkesave ka rënë me 11%.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se tregtia po funksionon më mirë tek të ardhurat që arkëtohen nga këto mallra, ndërsa sasia e përgjithshme po reduktohet që nga muaji mars, kur nisi të përshkallëzohej lufta Rusi-Ukrainë.

Porti i Durrësit

Lexoni për më shumë: Ulen me 100 mijë tonë zhdoganimet në porte, dyfishohen udhëtarët

  • Disa burgje do mbyllen, përshtatje ndaj hartës gjyqësore

Miratimi i hartës së re gjyqësore do të ndikojë edhe tek sistemi burgjeve. Disa prej tyre do të mbyllen për t’u përshtatur me hartën e re, por edhe për shkak se nuk përmbushin standadet. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke hartuar një masterplan të ri. Nëndrejtori i Burgjeve, Femi Suafaj shpjegon që ky zhvillimi nuk do të ndikojë në reduktimin e numrit të punonjësve por merret për të pasur sistem me efektiv.

Nëndrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj

Lexoni për më shumë:Disa burgje do mbyllen, nën.drejtori Saufaj: T’i përshtatemi hartës gjyqësore

  • Rama tregon pse shkarkoi Zef Mazin dhe i besoi negociatat Majlinda Dhukës

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian dha arsyen pse shkarkoi Zef Mazin si kryenegociator. Rama nënvizoi se Mazi ka bërë një punë të mirë deri në momentin për hapjen e negociatave. Por, sipas tij ky proces tashmë kërkon një profil shumë teknik, siç është ai i Majlinda Dhukës.

Kryeministri Edi Rama

Lexoni për më shumë:Rama tregon pse shkarkoi Zef Mazin dhe i besoi negociatat Majlinda Dhukës

  • Serbia e quan “ferr” vendimin e pajisjes me dokumente për t’u futur në Kosovë

Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të flasë lidhur me vendimin se nga 1 gushti serbët s’futen dot në Kosovë me dokumentet e tyre, por duhet të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’. Këtë e paralajmëroi, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç, pas takimit të Partisë Përparimtare të Serbisë.

Nikolla Selakoviç

Lexoni gjithashtu: Serbia e quan “ferr” vendimin e pajisjes me dokumente për t’u futur në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026