Kurti: Reciprociteti po imponohet nga Serbia
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia ka qenë ajo që ka imponuar vendosjen e dokumenteve në kufi për qytetarët serbë dhe jo qeveria e Kosovës.
“Sa i përket vendkalimeve kufitare, ju e dini shumë mirë që çdo qytetar i vendit tonë kur dëshiron të kalojë kufirin në Serbi, i duhet të pajiset me një dokument shtesë atje. Ne s’do të kishim preferuar dokumente të tilla, por nëse ka një dokument ku qytetari i vendit tonë e merr në kufi kur shkon në Serbi, duhet të ketë një tillë edhe kur qytetarë i cili është i pajisur me dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, hyn në Kosovë. Siç nuk kemi qenë për ato targat e përkohshme, nuk jemi as për këto lloj dokumente të përkohshme, por përderisa ka një të tillë për qytetarin tonë kur shkon në Serbi, është e nevojshme të ketë një të tillë edhe kur hyhet në Kosovë, dhe kjo do të fillojë nga 1 gushti”, tha Kurti në një deklaratë për mediat.
Ai u shpreh se të dielën në mëngjes do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë ku një nga çështjet që do të diskutohet do të jetë dhe hyrja e qytetarëve serb në Kosovë me dokumente të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
- 13:40 Institucionet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese që imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare
- 13:31 Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
- 13:30 Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage
- 13:24 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit në sulmet ndaj Gazës