Kush e goditi burgun? Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën
Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e një burgu në një rajon separatist të Ukrainës lindore, një sulm që raportohet se vrau dhjetëra të burgosur ukrainas që u kapën pas rënies së një qyteti port jugor në maj.
Rusia pretendon se ushtria e Ukrainës përdori raketa të furnizuara nga SHBA për të goditur burgun në Olenivka.
“Kam marrë raporte për sulmin e pushtuesve në Olenivka. Ishte një krim lufte i qëllimshëm rus, një vrasje masive, e qëllimshme e të burgosurve ukrainas të luftës. Më shumë se 50 të vdekur. Kur mbrojtësit e “Azovstal” u larguan nga uzina, OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq vepruan si garantues të jetës dhe shëndetit të ushtarëve tanë” u shpreh presidenti Zelenksy.
Sulmet ruse nuk e ndalin aksionin, së fundmi goditën qytetin ukrainas të Mykolaiv ku vranë pesë persona dhe plagosën shtatë të tjerë.
Shtylla të mëdha tymi ngrihen edhe mbi qytetin lindor të Ukrainës, Soledar, i parë si objektivi i radhës i Rusisë.
Ndërsa në Odesa bëhen gati anijet e para që do të transportojnë grurin e bllokuar. I gjithë operacioni i daljes së grurit do të mbikëqyret nga zyrtarë të Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve