Baton Haxhiu: Kurti i paqëndrueshëm politikisht, të respektonte reciprocitetin
Analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i paqëndrueshëm politikisht, për shkak se u tërhoq nga vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kurti u shpreh se ai duhet të respektonte vendimin për reciprocitetin dhe se nuk duhet të binte në presion.
“Unë mund të them që politikisht është i paqëndrushëm, për arsye se një vendim të tillë ai duhet të respektojë, përndryshe e bën edhe shtetin dhe qeverisjen të parespektueshme. Albin Kurti mori një vendim duke mos i ditur pasojat dhe një kryeministër që merr një vendim për reciprocitetin, nuk bie në presion në 24 orët e para.
Ai e di që problemi i veriut është problem politik dhe etnik, nuk është problem reciprociteti. Duhet të jetë i kujdesshëm, për arsye se ka vetëm zgjidhje me dialog ose zgjidhje policore”, theksoi ai.
Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.
Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator.
LEXONI GJITHASHTU
Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Flasin protestuesit nga diaspora: Rama të japë dorëheqjen
- 20:56 Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
- 20:37 Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
- 20:11 Forcat amerikane: Po monitorojmë Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që ajo të mbetet e hapur
- 20:03 Flasin protestuesit nga diaspora: Rama të japë dorëheqjen
- 19:54 Irani paralajmëron anijet: Mos iu afroni Ngushticës së Hormuzit
- 19:38 Humb një fëmijë në protestë, qytetarja thirrje prindërve: Ndodhet afër fonisë