Ende asnjë propozim konkret për ndarjen administrative të vendit

2 Gusht 2022 | 12:31

Gjatë korrikut, komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale zhvilloi dëgjesat e para për efektin që ka dhënë ndarja administrative e vendit 8 vite më parë.

Organizatat e shoqërisë civile dhe akademikët thanë se reforma nuk uli shpenzimet.

Për shoqërinë civile, një pjesë e shërbimeve iu mohuan qytetarëve për shkak të largësisë së vendbanimit të tyre me njësinë administrative. Ndërsa akademikët ngritën shqetësimin e humbjes së rolit të qarkut dhe mbështetën idenë e socialistëve për ndarjen e vendit në rajone.

Në komision raportuan edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe disa prej kryetarëve të bashkive.

Deri më tani, komisioni ka zhvilluar vetëm seanca dëgjimore por ende nuk janë dhënë propozime konkrete për ndarjen e re territoriale të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026