Të huajt preferojnë Razmën, çmimet konkurruese dhe natyra faktorët kryesorë
Në largësi vetëm 40 km nga qyteti i Shkodrës, në zemër të bjeshkëve, Razma është oazi përfekt për të kaluar tamperaturat e larta të këtyre ditëve.
Ndonëse nuk është fundjavë, ka mjaft vizitorë vendas dhe të huaj.
“Jam nga Norvegjia dhe kam ardhur të vizitoj vendin e gruas time në Shqipëri. Këtu është shumë më freskët nga vendet e tjera pasi kur unë mbërrita një javë më parë në Shqipëri, temperatura ishte 40 gradë dhe nuk është aspak normale për ne që vijmë nga Norvegjia. Ky vend është i mrekullueshëm, pamja, natyra të gjitha”, shprehet turisti.
Për operatorët turistik në zonë, vera deri më tani ka një numër të kënaqshëm turistësh ndërsa presin që dyndja më e madhe të jetë gjatë muajit gusht. Ndryshe nga sa po ndodh në zona të tjera në vend, çmimet pak kanë ndryshuar.
“Duke parë dhe krizën që po përfshin të gjithë Evropën, situata është e kënaqshme. Ne jemi të kënaqur me vizitorët, por besoj se duke parë që jemi në fillim të gushtit, deri nga 15 shtatori besoj se do të ketë duke parë dhe lëvizjet në dogana dhe aeroporte besoj se do të ketë një fluks edhe më të madh të vizitorëve në pikën turistike të Razmës”, tha Ferdi Sterkaj, administrator hoteli në Razëm.
Rreth 80% e njësive akomoduese në Razëm janë të prenotuara, ndërsa muaji gusht pritet të plotësojë me kapacitet të plotë pjesën më të madhe të Alpeve.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta