Arben Shehu zgjidhet kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

2 Korrik 2020 | 13:01

Kuvendi miratoi të enjten kandidaturën e Arben Shehut për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kandidatura e katërt e Presidentit Ilir Meta, mori 108 vota “pro” në parlament.

Shehu, 40 vjeç, prej më shumë se 15 vitesh ushtron profesionin si avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Ai ka kryer studimet për shkenca juridike në vitin 2002-2005 ndërsa në vitin 2011 u kualifikua si Doktor i Shkencave Ligjore. Ai është njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja anglisht, italisht dhe frëngjisht teksa ka botuar dhjetëra punime shkencore.

Presidenti e propozoi atë në krye të KLSH-së më 4 qershor duke e cilësuar si “kandidaturë të përshtatshëm dhe që i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion”.

Deri më sot parlamenti i kishte hedhur poshtë Metës tre kandidatura për KLSH-në: Petraq Milon, Bahri Shaqirin dhe Vitore Tushën.

Merr fund kështu një përplasje politike prej më shumë se 2 vitesh për çështjen e kryetarit të KLSH-së.

Kryetari i KLSH-së ka mandat 7-vjeçar. Drejtuesi aktual, Bujar Leskaj, e kishte përmbyllur mandatin që prej dhjetorit 2018 dhe kishte deklaruar vullnetin për të mos rikandiduar për këtë funksion.

 

Lexoni gjithashtu:

Meta i dërgon Kuvendit propozimin e katërt për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Meta denoncon përpjekjen për të uzurpuar KLSH-në, apel kreut aktual të mos u bindet urdhrave

Balla i përgjigjet Metës për KLSH-në: Mekanizmi zhbllokues nuk është uzurpues

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026