Si merret një leje drejtimi për mjetet lundruese ujore?
Ngjarja tragjike e vdekjes se vogëlushes 7 vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë, 2 ditë më pare, ka ngritur polemika të mëdha në lidhje me lejet e drejtimit të mjeteve ujore.
Bazuar në informacionet e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, janë mbi 8000 mjete lundruese të licenusara nga autoritetet të administruara në harkun kohor të 14 viteve.
Aktualisht janë 7700 leje drejtimi aktive për drejtuesit e licensuar në rang kombëtar.

Por cilët janë kriteret për t’u pajisur me leje drejtimi:
- 1.Individi duhet të jetë mbi 18 vjeç
- 2.Pa precedent penal dhe i pa dënuar më parë
- 3.Të kryejë kurs teorik dhe praktik në administratën detare

Në vitin 2021 u përditësua udhëzimi i ri për mjetet ujore të vogla dhe të mesme, duke u përafruar me atë të BE.

Ndërsa koha e trajnimit teorik është :
Katedoria A 5 ditë
Kategoria B 7 ditë
Kategoritë e tjera: 2 jave-1 muaj
Drejtoria e përgjithshme detare regjistron mjetet dhe bën zhdoganimin, ndërsa kolaudimi i tyre kryhet cdo vit.
Në rast se një individ me leje drejtimi ndiqet penalisht, atomatikisht humb edhe lejen e drejtimit të mjetit lundrues.
Në vitin 2015 u bënë rishikime të lejeve të dretimit, pasi janë marrë nën moshë apo ata që nuk i plotesionin kushtet.
Çdo javë në rreth 50 teste në teori, gjysma prej tyre janë ngelës, indormon administrata e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim