Meta në familjen Avdia: Ministrat përgjegjës duhet të jepnin dorëheqjen

4 Gusht 2022 | 13:16

Ilir Meta e cilësoi papërgjegjshmëri dhe brutalitet të qeverisë ndaj qytetarëve tragjedinë e ndodhur 2 ditë më parë në Himarë ku një 7 vjeçare humbi jetën e goditur nga skafi që drejtohej nga ish-polici Arjan Tase.

Në një prononcim për mediat pas vizitës së ngushëllimit në familjen Avdia, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se të gjithë ministrat përgjegjës për zbatimin e ligjit duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose duhet të ishin shkarkuar pas ngjarjes së rëndë.

“Ekziston një ligj për sigurinë në plazhe që nuk është zbatuar në asnjë moment. Është një vrasje e paralajmërua se kanë ndodhur raste edhe më parë dhe para dhe askush s’e ka vënë ujin në zjarr. Papërgjegjshmëri totale. Të gjithë ministrat përgjegjës duhet të kishin dhënë dorëheqjen ose duhet të ishin shkarkuar bashkë me kryetarin e bashkisë ku ndodhi ngjarja”, tha Meta.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrjen në protestën e sotme me qëllim, që siç tha, të tilla ngjarje të mos përsëriten më.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj. E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Berisha konfirmoi se ai dhe Partia Demokratike do të jenë të pranishëm si  qytetarë në protestën që pritet të organizohet pasditen e sotme për vdekjen e 7-vjeçares.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Tales në Lezhë. Mësohet se dy të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe...
14:52 | 19/06/2026

Po lëvizte me shpejtësi, bie nga gomonia drejtuesi i saj. Policia Kufitare ndërhyn për ndalimin e mjetit

Një incident është regjistruar në zonën bregdetare të Llamanit këtë të premte, ku një gomone që po lëvizte me shpejtësi ka shkaktuar rrëzimin e pilotit...
14:47 | 19/06/2026