Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

5 Gusht 2022 | 15:40

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po ndërtojnë një pajisje të re për monitorimin e shëndetit nëpërmjet tatuazhit elektronik që mund të lajmërojë menjëherë mbajtësit e tij.

Boja, përbëhet nga një metal i lëngshëm dhe nanotuba karboni që funksionojnë si elektroda. Pajisja mund të dërgojë një përmbledhje të shenjave jetike të mbajtësit nëse lidhet me biosensorë, përfshirë edhe një elektrokardiogramë.

 “Në të ardhmen, shpresojmë të lidhim një çip të integruar në këtë bojë këshut që mund të komunikojmë, të dërgojmë e marrim sinjale nga trupi drejt një pajisjeje të jashtme”, pohon ekipi korean për planin ambicioz.

Boja e tatuazhit nuk ka nevojë për t’u injektuar me gjilpërë, siç ndodh zakonisht. Ajo është e përbërë nga galiumi, një metal i butë metalik që zakonisht përdoret në termometra, ndërsa nanotubat e karbonit përmbajnë edhe platin, i cili përçon elektricitetin dhe rrit jetëgjatësinë e tatuazhit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022

Katar 2022/Franca miraton plan të rreptë sigurie

Siguria është prioritet, ndaj Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar partneritetin mes Francës dhe Katarit për sigurinë gjatë Kupës së Botës e cila starton të...
16:19 | 04/08/2022