Basha takon kryeministrin Hoti, premton heqjen e taksës në Rrugën e Kombit sapo të vijë në pushtet
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, gjatë vizitës së tij në Tiranë, zhvilloi një takim edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me të cilin diskutuan për sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj të integrimit evropian dhe euro-atlantik.
Kryedemokrati Basha shprehu bindjen e tij se me kryeministrin Hoti Kosova do t’ia dalë mbanë si një shtet i fortë, demokratik, sovran dhe i pavarur në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, si dhe anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian.
“Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet objektivat e vendosura nga autoritetet e Kosovës me qëllimin dhe arsyen për përfundimin e këtij procesi, njohjen reciproke midis dy vendeve.
Natyrisht të gjitha aspektet tjera me përfitim për qytetarët e dy vendeve e më gjerë. Së dyti, mbi planin ekonomik, sa i përket situatës së ekonomisë dhe të punësimit në Kosovë të shkaktuara nga pandemia për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, dua t’iu them se për ne si opozitë, një shembull për një frymëzim se si Qeveria e Kosovës me kryeministrin Hoti për përgatiten dhe përballen me këto pasoja, si dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe problemet që ka shkaktuar për qytetarët e Kosovës”, – tha z. Basha.
Kryeministri Hoti tha se me Bashën kishin diskutuar për sfidat që kanë si qeveri në luftimin e pandemisë dhe për planin për rimëkëmbje ekonomike, por edhe për situatën e krijuar në Kosovë pas zhvillimeve të fundit. Hoti theksoi po ashtu se kanë biseduar edhe për heqjen e taksës rrugore, e cila aktualisht aplikohet 5 euro për të gjitha kosovarët që shfrytëzojnë e Rrugës së Kombit.
“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet dhe çështjet që duhet t’i adresojmë si dy shtete, përfshirë edhe taksën e rrugës. Unë e kam zotimin e Bashës që ajo taksë të hiqet”, theksoi z. Hoti.
Z. Basha theksoi se sapo PD të vijë në pushtet do ta heqin këtë taksë.
“Nuk kam çka të shtoj, premtimi im qëndron do të jetë një nga vendimet e ditës së parë të qeverisë së ardhshme heqja e taksës në ‘Rrugën e kombit’. Së fundmi i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithçka për të ndihmuar sa do pak turizmin në këtë kohë të vështirë”, – tha z. Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania