Kryeministri Kurti reagon pas sulmit me armë ndaj policisë në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë këtë të shtunë ndaj zyrtarëve të Policisë në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti është shprehur se kanë nisur hetimet në lidhje me sulmin, ku 10 të shtëna janë qëlluar në drejtim të Policisë Kufitare.
Kurti theksoi se fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati viktima, teksa shtoi se bandat kriminale vijojnë të vendosin barrikada ndaj vetes së tyre kundër zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar.
“Fatmirësisht nuk kishte viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës kur serbët lokalë bllokuan rrugët në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia”, shkruan Kurti në rrjetin social, Twitter.
Around 10 shots were fired today at Border Police embarking on a boat patrol on Lake Ujmani. This is the second time in less than a week that Kosova Police have been attacked by criminal gangs in the northern part of our territory, just six days after Sunday’s incidents.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2022
Njësia për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, por nuk ka të plagosur.
Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas tensioneve të shënuara në Veri të Kosovës për shkak të vendimit për zbatimin e reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve për serbët e veriut.
Këta të fundit bllokuan rrugët në shenjë proteste duke përdorur mjete të tonazhit të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë