Serbët kërcënojnë deputetin ukrainas për njohjen e Kosovës | 5 zhvillime kryesore

6 Gusht 2022 | 22:03
  • Serbët më kërcënuan për rezolutën për njohjen e Kosovës, thotë deputeti ukrainas

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko thotë se serbët e kanë kërcënuar në rrjetet sociale, pasi dorëzoi rezulotën në Parlamentin e Ukrainës, ku kërkohet që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Goncharenko u shpreh se ka marrë mbështetje nga shumë njerëz në Kosovë.

Goncharenko deklaroi se në lidhje me rezolutën, ka pasur reagime edhe në Ukrainë, teksa shtoi se një pjesë e deputetëve e kanë mbështetur.

Lexoni për më shumë: Serbët më kërcënuan për rezolutën për njohjen e Kosovës, thotë deputeti ukrainas

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko
  • Deputeti ukrainas për Euronews Albania: Është koha që Ukraina ta njohë Kosovën

“Mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë”.

Kështu deklaroi deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko në një intervistë për “Euronews Albania”. Goncharenko u shpreh falenderues ndaj Kosovës, në lidhje me ndihmën e dhënë mbas agresionit rus në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Goncharenko ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlament, ku bëhet thirrje që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Lexoni për më shumë: Deputeti ukrainas për Euronews Albania: Është koha që Ukraina ta njohë Kosovën

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko në intervistë për “Euronews Albania”
  • Kosova i ndalon hyrjen shtetases ruse të akuzuar për spiunazh

Kosova i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj, shtetases ruse Daria Aslamova, për të cilën shumë shtete kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake të Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sveçla theksoi se Aslamov ka vepruar si gazetare dhe ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus.

Lexoni për më shumë: Kosova i ndalon hyrjen shtetases ruse të akuzuar për spiunazh

Daria Aslamova dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
  • Kryeministri Kurti reagon pas sulmit me armë ndaj policisë në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë këtë të shtunë ndaj zyrtarëve të Policisë në veri të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti është shprehur se kanë nisur hetimet në lidhje me sulmin, ku 10 të shtëna janë qëlluar në drejtim të Policisë Kufitare.

Kurti theksoi se fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati viktima, teksa shtoi se bandat kriminale vijojnë të vendosin barrikada ndaj vetes së tyre kundër zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Lexoni për më shumë: Kryeministri Kurti reagon pas sulmit me armë ndaj policisë në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
  • Sulmohet me armë policia e Kosovës në Veri

Njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, është sulmuar me armë zjarri në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Sipas policisë, kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas tensioneve të shënuara në Veri të Kosovës për shkak të vendimit për zbatimin e reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve për serbët e veriut.

Lexoni për më shumë: Sulmohet me armë policia e Kosovës në Veri

Policia e Kosovës
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026