‘Sunny Hill u mbajt ku e ka vendin’, Kurti pret Dua Lipën
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim këngëtaren me famë botërore Dua Lipa.
Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se ka falënderuar këngëtaren Lipa dhe ekipin e saj për promovimin e Kosovës në skenën botërore përmes Festivalit Sunny Hill, festival që siç thotë u mbajt aty ku e ka vendin, në Prishtinë.
“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, shkruan Kurti.
Edicioni i sivjetshëm i Sunny Hill u shoqërua me polemika për mundësinë e zhvendosjes së tij në Tiranë, për shkak të mos dhënies së lejes për tokën nga Ministria e Planifikimit Hapësinor në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dua Lipa merr titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës
- 7000 pulla me imazhin e Dua Lipës, Posta e Kosovës nderon këngëtaren
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 10:59 Burnham pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, 322 deputetë laburistë e mbështesin në nominimin e parë
- 10:52 Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet
- 10:38 OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
- 10:25 Tre të arrestuar në Greqi, akuzohen për sulmet ndaj disa shtëpive të personave të lidhura me partinë në pushtet
- 10:17 Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona
- 10:07 Ishujt jugperëndimorë të Japonisë në gatishmëri të lartë ndërsa afrohet tajfuni Bavi