Bllokohen gomonet në Vlorë, gjoba dhe verifikim licencash për mjetet

7 Gusht 2022 | 19:30

Policia Kufitare e Vlorës po bllokon mjetet që shkelin rregullat në bregdet. 3 skafe janë ndaluar dje, ndërsa të tjerë po kontrollohen për lejet.

Një gomone me disa pasagjerë është parë të udhëtojë në zonë në bregdetin e Himarës. Kjo shkelje i ka kushtuar pronarit të saj, 100 mijë lekë. Gjoba është vendosur nga Policia Kufitare e Vlorës, e cila këto ditë ka shpeshtuar kontrollet, veprime këto që vijnë nga një aksident tragjik disa ditë më parë ku humbi jetën një 7-vjeçare. Gomonia është e bllokuar tashmë, ndërsa pronari 50-vjeçar duhet të paguajë faturën.

E njëjta strukturë ka bllokuar edhe dy mjete të vegjël Jet Ski për të parë dokumentacionin me lejen e qarkullimit.

Mjetet lundruese janë ngulur në rërë këto ditë, jo vetëm në Vlorë, por edhe në plazhet e Adriatikut, për verifikime. Por, pronarët e tyre thonë se po dalin të humbur, pasi kanë investuar për t’i përdorur ato si mjete biznesi.

Në Vlorë e në Velipojë, ata kanë protestuar dhe një pjesë e mjeteve janë zhbllokuar nga Policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026