Qeveria të përgjysmojë menjëherë taksën mbi naftën, thotë Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të përgjysmojë menjëherë taksën mbi naftën, për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se me vlerën 1.1 euro, Shqipëria ka taksën mbi naftën e cila është më e larta në Evropë.
Sipas tij, në vend kanë hyrë rreth 250 mijë ton naftë kontrabandë.
“Partia Demokratikekërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës, i cili në Shqipëri, në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë dhe është shndërruar në një faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse energjitike në Shqipëri.
Përgjysmimi i ngarkesës fiskale mbi litrin e naftës, ulja e saj nga 1.1 në 0.5 euro do të shoqërohej me një ulje korrespondeuse po kaq të rëndësishme të çmimt të naftës. Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë. Mjafton që qeveria të ç’doganojë rreth 250 mijë ton naftë që kalojnë jashtë sistemit doganor në Shqipëri”, theksoi ai.
Çmimet e naftës kanë rënë në nivelet e tyre më të ulëta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në bursën e Londrës, një fuçi po shitet për pak se 95 dollarë, ndërsa në pikat e karburanteve 1 litër tregtohet për 220 lekë.
Më këto kuota në tregjet ndërkombëtare, në vendin tonë, nafta duhet të ulej për herë të parë pas 5 muajsh nën 200 lekë.
Kontrollin për çmimin e lëndëve djegëse e ka marrë qeveria, me një bord që nuk lejon rritjet abuzive, dhe sot është në fuqi çmimi i vendosur në 2 gusht.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura