Vdes ylli i filmit “Grease”, 73-vjeçarja humbi betejën me sëmundjen e kancerit

9 Gusht 2022 | 13:47

John Travolta organizoi homazhet për ish-kolegen e tij aktoren Olivia Newton-John, e cila humbi jetën  nga kanceri në moshën 73-vjeçare.

Ylli i lindur në Britani dhe rritur në Australi realizoi një sërë  albumesh dhe koncertesh për të grumbulluar fonde për kërkime dhe zbulimin e hershëm të kancerit , duke përfshirë ndërtimin e një qendre shëndetësore që mban emrin e saj në Melburn.

Olivia Newton-John, fitoi famë botërore në rolin e Sandy-it, vajza e dashur e shkollës së mesme në filmin e njohur “Grease”.

Kolona zanore është ende një nga albumet më të shitur në botë. Olivia vazhdoi të këndonte disa nga këngët më të njohura  në vitet 1970 dhe 1980, fitoi katër çmime Grammy dhe u bë një superstar ndërkombëtar.

Por ajo i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së saj aktivizmit në mbështetje të kërkimeve mbi sëmundjen e kancerit. Në vitin 2017, ajo mësoi se kanceri i gjirit që  e zbuloi  për herë të parë në 1992 ishte rikthyer. Aktorja vdiq në shtëpinë e saj në Kaliforni.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026