Anija ukrainase me 6 mijë ton grurë mbërrin në Portin e Durrësit

10 Gusht 2022 | 09:47

Këtë të mërkurë, ka mbërritur në Portin e Durrësit një anije ukrainase e ngarkuar me 6 mijë ton grurë.

Jaohar Ranim” është nisur më 28 korrik nga porti në Izmail të Ukrainës dhe mbërriti në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Ndërsa, anije të tjera janë ende rrugës për në destinacione të ndryshme. Dërgesat janë rezultat i një marrëveshjeje mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuar nga Turqia.

Akordi synon të lehtësojë krizën e urisë, që po kërcënon një seri vendesh në mbarë botën.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026