Ndërron jetë në spital 55-vjeçari që u plagos në Krujë

10 Gusht 2022 | 11:24

55-vjeçari Luan Hushi ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak, pak orë pasi u plagos me armë zjarri kallashnikov nga shtetasi K.Q.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti midis tyre për dru zjarri.

Autori, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja dhe ndodhet në kërkim, plagosi në bark 55-vjeçarin, i cili nuk mund t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka ngritur dronin dhe po kontrollon zonën e pyllëzuar, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026