Kurti: Në 1 shtator rifillon reciprociteti, nuk konfiskohen dokumentet serbe

10 Gusht 2022 | 16:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më 1 shtator do të vazhdojë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat dhe atij për dokumente në kufi me Serbinë.

Krahas kësaj, Kurti ka thënë se do të vazhdojnë fushatën e informimit për qytetarët çka sipas tij i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve në gjithë Republikën e Kosovës.

Në nisje të mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit i është drejtuar qytetarëve serbë duke ju thënë se vendimi për pajisje me dokumente në kufi nuk e pengon lirinë e lëvizjes dhe nuk parasheh konfiskimin e dokumenteve të tyre të lëshuara nga autoritetet serbe.

“Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje dalje në pikat kufitare për ata që prezantojnë dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes. Koha e pritjes për tu pajisur me këtë dokument është 20 sekonda. Ndërkohë që për një masë të njëjtë tash e 11 vjet sa herë që ne udhëtojnë në Serbi duhet të presim ndërmjet 10 dhe mbi 60 minuta. Kam dëgjuar për lajmin e rreme se ID-të dhe dokumentet serbe do të konfiskohen në këmbim të dokumentit për hyrje dalje, kjo nuk është e vërtetë, dokumenti për hyrje dalje është dokument shtesë i cili jepet pa pagesë dhe me të cilin mund të merren edhe shërbime të tjera në institucionet tona shtetërore gjatë qëndrimit në Kosovë”, ka thënë Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026