Berisha: Mbështes Metën për referendumin, Kushtetuta e ka humbur funksionin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se prej kohësh, është shprehur pro zhvillimin e referendumit në vend dhe vlerësoi qëndrimin e Partisë së Lirisë dhe kreut të saj, Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh për “Euronews Albania”, se Kushtetua e ka humbur funksionin e saj, që është ndarja dhe balanca mes pushteteve.
Ai nënvizoi se në Kushtetutë janë bërë ndërhyrje të shumta, teksa shtoi se një sërë problemesh duhet të marrin përgjigje me referendum.
“Prej kohësh ne jemi shprehur për referendume, në disa takime dhe unë vlerësoj edhe qëndrimin e Partisë së Lirisë për disa referendume. Kushtetuta ka humbur sensin e saj, me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, defakto ajo ka rënë. Misioni i një Kushtetute është ndarja dhe balanca e pushteteve.
Këtu ky funksion ka humbur. Përveç kësaj, janë bërë ndërhyrje në Kushtetutë. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre. Mendoj se janë një seri problemesh që duhet të marrin përgjigje me referendum”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura