Kasa: S’mund të flasim për rritje të madhe të turizmit kur plazhet janë bosh
Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar tha se përkundër shifrave të publikuara nga kryeministri ky sezon turistik është poshtë pritshmërive pas 2 vjetëve mbyllje nga pandemia.
Kasa tha se nga qeveria duhet të bëhet ndarja mes pasaportave të huaja që kanë hyrë në vendin tonë, të cilët siç tha, një pjesë e mirë janë emigrantë shqiptarë që kanë marrë pasaportë të huaj, me hyrje turistësh.
Qeveria deklaroi shifra për rritjen më të madhe, ndërkohë që çdo vit tragetet janë 10-fish në portin e Durrësit. Një pjesë e shqiptarëve që hyjnë kanë marrë shtetësinë në vendet ku jetojnë, ndaj vijnë si pasaporta të huaja. Këto numra duhen sqaruar, janë pasaporta të huaja apo turistë të huaj? Ka një rritje të konsiderueshme pasaportash të huaja, or nëse flasim për turistët kjo është e kontestueshme. Jeni njohur me pamje të plazheve bosh nga jugu deri në Velipojë. Referuar kësaj logjike, nëse do kishin një rritje kaq të madhe, pse janë plazhet bosh?” tha Kasa.
Dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka shënuar këtë vit rritjen më të madhe të turizmi me rreth 1,4 milionë turistë të huaj të hyrë në vend gjatë sezonit.
Sipas Ramës, në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit, në gjithë zonën e Mesdheut, Tirana zë vendin e dytë pas Antalias.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)