Talebanët godasin gratë të cilat kishin dalë për të protestuar
Luftëtarët talebanë goditën gratë dhe vajzat që kishin dalë për të protestuar.Ky ishte një tubim i rrallë në kryeqytetin afgan, disa ditë përpara përvjetorit të parë të kthimit në pushtet të islamistëve të linjës së ashpër.
Që nga marrja e pushtetit më 15 gusht të vitit të kaluar, talebanët kanë zhdukur përfitimet të arritura nga gratë gjatë dy dekadave.
Rreth 40 gra – duke brohoritur “Bukë, punë dhe liri” – marshuan para ndërtesës së ministrisë së arsimit në Kabul, përpara se luftëtarët t’i shpërndanin duke qëlluar me armë në ajër.
Disa gazetarë që mbulonin protestën – u goditën po ashtu nga luftëtarët talebanë.
Pas marrjes së pushtetit, talebanët premtuan një version më të butë të sundimit të ashpër islamik. Realiteti tregon të kundërtën. Dhjetëra mijëra vajza nuk lejohet të shkojnë në shkollat e mesme, grave u është ndaluar të udhëtojnë vetëm në udhëtime të gjata.
Në maj, udhëheqësi suprem i vendit madje i urdhëroi që të mbuloheshin plotësisht në publik, duke përfshirë edhe fytyrën.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve