Ambasadori i SHBA në Beograd: Asosaconi të jetë në agjendën e takimit Kurti-Vuçiç

13 Gusht 2022 | 16:48

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se formimi i Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duhet të jetë në agjendën e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 gusht në Bruksel.

Gjatë një interviste për RTS (Radio Televizioni Serb), Hill u shpreh se Asosacioni është paraqitur që në fillimin e procesit të dialogut mes dy vendeve dhe se në lidhje me të, duhet të gjendet një qasje.

“Mendoj se zoti Gabriel Escobar vuri në dukje një gjë shumë të rëndësishme. Meqenëse asosacioni është parashikuar që në fillim të gjithë këtij procesi, është mirë t’u kujtojmë të gjithëve se duhet të jetë në rend dite dhe se duhet gjetur një qasje për të.

Në mënyrë të pashmangshme është pyetja se cila është e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë, sa të sigurt ndihen serbët në Kosovë, a duan të qëndrojnë në Kosovë”, theksoi diplomati.

Kosova dhe Serbia më 2013 kanë arritur Marrëveshjen fillestare për Asosacionin.

Ndërsa, më 2015 palët kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e komunave me shumicë serbe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026