Vuçiç: Në Bruskel duam të diskutojmë edhe formimin e Asosacionit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pret që më 18 gusht në Bruksel, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të diskutohet edhe çështja e Asosacionit.
Ai tha gjithashtu se në prag të atij takimi, me shumë gjasa do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për dialog, Gabriel Escobar, shkruan Euronews Serbia.
“Nuk e di se çfarë të presim në aspektin e temave, ne jemi të interesuar të diskutojmë gjithçka, përfshirë Asosacionin, por jo që dikush të na thotë se duhet të jetë në përputhje me kushtetutën sepse kjo është e pakuptimtë, u kuptua që këto kompetenca duhet të jenë shumë më të mëdha dhe më të gjera, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse u zhvilluan negociatat”, theksoi presidenti serb.
Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 18 gusht në Bruksel për të vazhduar dialogun në nivel të lartë politik që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Ndonëse nuk ka agjendë të takimit, ata kanë thënë se takimi i ri synon të ulë tensionet mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU
Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash