Të ndalohet muzika në plazhe gjatë ditës, thotë Alket Islami
Alket Islami nga Shoqata e Aeronautikës thotë se është kundër vendosjes së muzikës në plazhe, sidomos gjatë ditës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Islami u shpreh se njerëzit kanë nevojë për qetësi dhe se gjatë ditës duhet të dominojë atmosfera e natyrës.
Ai theksoi se muzika duhet të jetë në disa vende të caktuara në plazhe dhe me orare.
“Pakënaqësia ime personale, por jo vetëm, edhe e miqve të mi është pjesa e zhurmave. Unë personalisht, nuk jam fare që gjatë ditëve muzika në plazhe të dominojë. Kur ulem në tokë dhe frekuentoj ndonjë plazh, nuk më vjen mirë që shkoj në plazh dhe dëgjoj një zhurmë të paparë. Ndërkohë që në plazh, njerëzit kanë nevojë për qetësi, dikush lexon ndonjë libër, jo të dominojë muziika, është e tmerrshme, është acaruese, për brezin tim të paktën.
Unë e kuptoj që pjesa e rinisë duhet të argëtohet, por të paktën të jetë me orare deri në një vend të caktuar, por jo në të gjitha plazhet të jetë konstante, sidomos jam kundër jam kundra zhurmave për pjesën e paradites. Paradite duhet të dominojë atmosfera e natyrës, zhurma e detit, por jo muzika, të jetë në sfond gjithmonë”, deklaroi Islami.
LEXONI GJITHASHTU
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut