COVID-19 në Kosovë, tjetër rekord negativ, 214 raste të reja dhe katër të vdekur

9 Korrik 2020 | 06:59

Vijon të përkeqësohet situata me coronavirus në Kosovë. Në 24 orët e fundit është regjistruar një tjetër rekord negativ, teksa u shënuan plot 214 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 4 100 persona.

Rastet më të shumta janë nga komuna Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Fushë Kosovës. Ndërkohe që gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 viktima të tjera, duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 86.

Kjo situatë ka detyruar qeverinë e Kosovës të miratojë vendimin për ndalimin e lëvizjes në disa komuna në veri të vendit gjatë natës.

 

Lexoni gjithashtu:

Infektohen dy mjekë në Kosovë, COVID-19 prek repartin e Onkologjisë

Hoti fton Macronin në Kosovë, flet për veriun: Nuk ka karantinë, Rakic i nënshtrohet Kushtetutës së Kosovës

Macron: Dialogu Kosovë-Serbi, element thelbësor për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Thaçi të hënën në Hagë, përballë Prokurorisë Speciale

Kusari-Lila: Qeveria Hoti ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026