Apeli i Metës: Koha për vepra të mira, përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve të bëhen objektiva madhore
Presidenti Ilir Meta apeloi të enjten që palët politike të heqin tensionin që po vazhdon prej kohësh t’i japin zgjidhje çështjes së mirëmenaxhimit të pandemisë dhe të plotësojnë kushtet e vendosura për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në Facebook, Meta paralelizoi situatën në Shqipëri me atë në Maqedoni të Veriut, ku sipas tij “nuk ka tensione artificiale” pavarësisht se vendi atje shkon në zgjedhje javën e ardhshme.
“Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta. Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me deficitin dhe borxhin publik,” – shkroi Meta në Facebook.
Presidenti këshilloi që të mos humbet më kohë në përmbushjen e kushteve për çeljen e negociatave në mënyrë që “të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Evropian”.
“Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe. Koha për vepra të mira është tani!” – shkroi në fund Presidenti.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh