Policët e burgjeve në protestë për paga më të mira, paralajmërojnë bojkot

17 Gusht 2022 | 14:05

Anëtarë të Sindikatës së Shërbimeve Policore dhe punonjës të Policisë së Burgjeve protestuan këtë të mërkurë para zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ata kërkuan nga qeveria kushte më të mira pune dhe zbatim të kontratave për punonjësit e policisë së burgjeve.

“Po ikin punonjësit e policisë, po  e lënë detyrën. Duhet të ishin 3,599 punonjës aktualisht në punë, janë vetëm 3 mijë. Kanë lënë detyrën punonjësit, për shkak të kushteve të vështira, të diskrrimimit, për pagat”, u shpreh Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, Valentin Macaj.

Sipas drejtuesve të sindikatës, një pjesë e punonjësve po largohen për shkak të kushteve jo të mira punës.

Macaj paralajmëroi përshkallëzim të protestës, duke bojkotuar pjesërisht shërbimin në vendet e vuajtjes së dënimit për të burgosurit.

Protestuesit kërkuan nga institucionet ndërkombëtare që të reagojnë për situatën e krijuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026