Partia Socialiste zgjedh delegatët e Kongresit, për herë të parë votimi elektronik
Partia Socialiste ka nisur sot procesin e votimit për delegatët e kongresit sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Për këtë proces janë të regjistruar në listat e votimit 103.056 anëtarë partie, prej të cilëve 27.732 janë anëtare gra.
Në fletët e votimit për delegatët janë regjistruar 1496 kandidatë për delegatë të Kongresit të partisë, të propozuar e përzgjedhur nga strukturat vendore të partisë, prej të cilëve 698 janë kandidate për delegate gra, ose 47% e numrit të përgjithshëm të kandidatëve për delegatë, që do të votohen gjatë ditës së sotme.
Nga ky numër i kandidatëve për delegatë, do të dalin 706 delegatë të Kongresit, të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga gjithë anëtarësia e Partisë Socialiste, në të gjithë vendin.
“Në shkallë vendi janë regjistruar 60 komisionet e zgjedhjeve të partisë nëpër Bashki. Procesin e organizimit të votimit dhe monitorimit të tij në 60 bashkitë e vendit e bëjnë 300 anëtarë të komisioneve të zgjedhjeve të partisë nëpër bashkitë. Janë ngritur në shkallë vendi 363 vendvotime në Njësitë Administrative të bashkive dhe 1089 komisionerë po administrojnë procesin e votimit të anëtarësisë në këto Njësi Administrative të bashkive. Janë shpërndarë në të gjithë vendin në komisionet e zgjedhjeve në bashki, dosjet me materialet zgjedhore, listat e anëtarëve të partisë, fletët e votimit, procesverbalet e votimeve dhe baza materiale prej 366 kuti votimi dhe 366 dhoma të fshehta”, bëri me dije në një konferencë për mediat Sekretarit për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat, Alfred Peza.
Kryeministri i vendit, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama votoi në njësinë administrative numër 8 ku për herë të parë u aplikua votimi elektronik.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme