Rruga Milot-Fier, Balluku hedh poshtë pretendimet e opozitës për kosto të fryra
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi të enjten në Kuvend se e kishte shtyrë ajo hedhjen e dokumenteve të tenderit për rrugën Milot-Fier në Agjencinë e Prokurimeve Publike (APP), kjo për të shqyrtuar nëse kishte ndonjë vërtetësi në pretendimet e opozitës, mirëpo siç theksoi ajo, pretendimet janë të pabaza.
Gjatë fjalës që Balluku mbajti në seancën parlamentare, ajo mbrojti projektin e prezantuar nga qeveria një javë më parë, projekt që parashikon dhënien me koncesion të ndërtimit, mirëmbajtjes dhe operimit të rrugës prej 115 kilometrash me një kosto totale prej rreth 1.2 miliardë euro.
Ajo këmbënguli se kostot nuk janë të fryra dhe se projekti parashikon rrugë dytësore për kalim pa pagesë.
“E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjedhë zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja (të opozitës) dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë,” – tha Balluku.
Të hënën PD-ja akuzoi qeverinë se kishte fryrë kostot e rrugës Milot-Fier dhe se po planifikonte një “koncesion fantazmë pa dokumente dhe pa tender”. Në argumentet e ripërsëritura mesditën e së enjtes nga Dorian Teliti, PD këmbëngul se kostoja varion nga 10 deri në 20 milionë euro për kilometër dhe se me këtë projekt po “kryhet një vjedhje skandaloze”.
Mirëpo Balluku hodhi poshtë të gjitha pretendimet dhe ironizoi opozitën duke u shprehur se ekspertët që kanë konsultuar qeverinë janë kompanitë Hill International dhe Deloitte.
“Hill International dhe Deloitte, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë?” – ironizoi Balluku.
Rruga Milot-Fier parashikohet të jetë 115 kilometra si pjesë e Korridoirt Blu, i cili do të lidhë pjesën jugore të vendit me atë veriperëndimore.
Rruga parashikohet të ndërtohet me dy akse, fillimisht Milot-Kashar, që mendohet të përfundojë në vitin 2024, dhe më pas Kashar-Lekaj në vitin 2026. Në tërësi do të shfrytëzohen rreth 62 kilometra rrugë ekzistuese, e cila do të rikonceptohet sipas projektit të ri.
Shpejtësia e lëvizjes parashikohet të jetë 90 deri në 130 kilometra në orë, ndërsa pagesa për shfrytëzimin e rrugës do të jetë rreth 7.5 euro.
Ky është projekti i radhës i paraqitur nga qeveria për një investim publik, në fund të të cilit qytetarëve do t’u kërkohet të paguajnë për ta përdorur.
Tuneli prej rreth 6 kilometrash në Llogara, prezantuar më 19 qershor, do të jepet gjithashtu me koncesion për mirëmbajtjen dhe operimin e tij, një formulë kjo e cila u ndoq dy vite më parë edhe për Rrugën e Kombit.
Lexoni gjithashtu:
PD akuza për korrupsion qeverisë: Rruga Milot-Fier koncesion fantazmë, tenderi 5 ditë pa u shpallur
Qeveria shpall planet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, kalimi i të cilit do të jetë me pagesë
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor