‘Sinjal për lajme të këqija nga Brukseli’, Vuçiç fton në takim serbët e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka caktuar një takim nga Brukseli me serbët e Kosovës, i cili do të mbahet të dielën në ora 11:00 në Pallatin “Serbia” në Beograd, raportojnë mediat serbe.
Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve, shkruan KosovaPress.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, aktualisht po flet ndaras me ndërmjetësit në dialog, shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak.
Më 22 gusht, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të bisedojë me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Moskë, ka bërë të ditur, Ivan Nechayev, zëvendësdrejtor i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, transmeton N1.
“Pritet që të diskutohen një sërë çështjesh të bashkëpunimit ruso-serb dhe shkëmbimi i mendimeve për problemet aktuale dhe rajonale”, ka thënë Nechajev në konferencë për shtyp.
Siç raportojnë mediat serbe, ftesa e Vuçiçit për serbët për takim “është sinjal për lajme të këqija nga Brukseli”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës