Socialistët arrijnë numrin 84 në Kuvend, s’ka ngërç për votimin e reformës zgjedhore
Gjashtë deputet të opozitës parlamentare kanë dalë pro reformës zgjedhore sipas paktit PS-PD-LSI, duke plotësuar kështu edhe numrin minimal të votave për ta miratuar atë në parlament.
Konkretisht opozitarët Suzana Topi, Artur Roshi, Lefter Maliqi, Besnik Troplini dhe Gjetan Gjetani konfirmuan kartonin jeshil pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke hedhur poshtë edhe luftën një mujore të kolegëve të tyre opozitar për bllokim votash pa ndryshuar sistemin.
Partia Socialiste arriti të merrte në zgjedhjet e vitit 2017, 74 mandate deputetësh në parlament, por njëri nga radhët e saj, Gjetan Gjetani u përjashtua pasi kishte kritikuar punën e policisë në Kurbin dhe donte shkarkimin e shefit të komisariatit të qytetit që për kryesocialistin Rama u konsiderua si një puç brenda të tijve. Tani më pas afro dy viteve, Gjetan Gjetani po ribashkon votat me PS-në.
Që nga qeverisja e vetme në 2017, socialistëve iu bashkuan edhe 3 deputetë të PDIU-së, Reme Lala, Elena Xhina dhe Dritan Bici, duke e çuar numrin në 76. Madje ky i fundit është bashkuar zyrtarisht me grupin parlamentar të PS-së pas largimit të PD-LSI.
Edhe deputeti Robert Bitri i cili doli nën siglën e LSI braktisi këtë parti jo vetëm duke mos djegur mandatin, por duke hyrë në grupin socialist.
Së bashku me ta, Ramës iu bashkua edhe njohja e tij e vjetër, Tom Doshi i cili tani më është nga lista e Socialdemokratëve, duke e çuar numrin total të deputetëve pro PS në 78.
Po t’i shtosh këtij numri edhe gjashtëshen që dolën publikisht pro reformës, zgjidh ekuacioni enigmatik që u artikulua pas mbrëmjes se 5 qershorit, nëse PS do të mund të bënte votat në parlament për reformën zgjedhore.
Drafti do të shkojë zyrtarisht për votim në seancë plenare në datën 23 korrik ku tashmë procedura e shqyrtimit dhe miratimit duket thjeshtë një formalitet.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve