Turizmin e dominojnë shqiptarët, në qershor u shfrytëzuan 22.9% e kapaciteteve
Vetëm 22.9% e hoteleve dhe strukturave të akomodimit shqiptare janë përdorur nga turistët gjatë qershorit të këtij viti.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave Shqiptare, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve të industrisë së turizmit ka një rritje të lehtë me 4.2 pikë përqindje krahasuar me qershorin e vitit 2021.
Në total janë 174.143 vizitorë që kanë qëndruar për të pushuar në vendin tonë, kundrejt 138.766 që ishin një vit më parë.
Numri më i lartë i turistëve është shënuar në bregdet, i cili zë 62.5% të pushuesve, por rritje ka shënuar edhe turizmi në rajonin qendror, kryesisht Tirana.
Vizitorët në këto zona janë rritur me 30% kundrejt vitit të shkuar.
Peshën më të lartë të turizmit e kanë mbajtur vendasit me 41.6% të numrit të vizitorëve, të ndjekur nga shtetasit e Kosovës me 16.7%, polakët me 7.1%, Italia 5.2% dhe Gjermania dhe Anglia me 4.8 dhe 2.6%.
Shumica e turistëve kanë zgjedhur që të flenë në hotele dhe shtëpi, por 7457 persona kanë zgjedhur kampingjet dhe rulotë. Kjo kategori është rritur me 2.6 herë vetëm këtë vit.
Në total në Shqipëri janë shfrytëzuar 446 mijë net fjetje në qershor, çka bën që hoteleria mesatarisht të ketë përfituar 20 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)