Ekskluzive Euronews Albania/Raporti i Komisionit Evropian me rezerva për Beogradin dhe Podgoricën

19 Nëntor 2019 | 15:59

Euronews Albania ka siguruar dokumentet jozyrtare të Komisionit Evropian që vlerësojnë situatën e Serbisë dhe Malit të Zi në kapitujt 23 dhe 24, të cilët lidhen me rendin ligjor, të drejtat e njeriut, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Raportimi që i bëhet vendeve anëtare dy herë në vit synon të informojë për ecurinë e dy vendeve pararojë në procesin e integrimit, në kapitujt më të rëndësishëm për rrugëtimin evropian.

Në lidhje me rendin ligjor, dokumenti konfidencial i Komisionit vlerëson se Serbia ka shënuar kryesisht përparim në reformat ligjore dhe institucionale në disa fusha, ndërsa ka vonesa serioze në të tjera.

Një tjetër reformë, ajo kushtetuese, me objektiv forcimin e pavarësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit aktualisht vlerësohet se ka ndaluar. Nga ana tjetër, Mali i Zi merr vlerësime më pozitive sa i takon miratimit të ligjeve dhe vijimin e përshtatjes me legjislacionin evropian, sipas planit.

Por problematike mbetet mënyra e përzgjedhjes së gjyqtarëve, nëpërmjet konkurseve kombëtare, përmbajtja dhe cilësia e intervistave, por edhe më shumë akuzat për konflikt interesi mes anëtarëve të këshillit gjyqësor dhe disa kandidatëve, gjë që vë në pikëpyetje transparencën dhe kryerjen e procesit në bazë të meritave.

Raportet gjashtëmujore të Komisionit për vendet anëtare synojnë mbajtjen nën kontroll të “rreptë” të ecurisë së vendeve që ndodhen në fazën e negociatave, për mos-përsëritjen e gabimeve të mëhershme gjatë proceseve të zgjerimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026