Kush është ukrainasi që tentoi të futej në uzinë, fsheh fytyrën në rrjetet sociale
Një nga tre personat që tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh është shtetas ukrainas.

Indust ninja, ky është pseudonimi që përdor ukrainasi i cili është pronari i automjetit me të cilin lëviznin tre të arrestuarit.
Ky person poston foto nga vendet e çuditshme ku ka shkuar dhe ku ushtron sportin e tij ekstrem, gjithmonë duke mbuluar identitetin e tij.

Deputetja Grida Duma, në studion e Euronews Albania tha se fakti që ky njëri edhe pse rrezikon të futen në zona të helmuara me kimikate lufte dhe këtë e bën për protagonizëm, fsheh identitetin, të bën të dyshosh.

Sipas saj edhe nëse bëhet fjalë për njerëz të pasionuar në mënyrë paranojake pas zonave ushtarake, fakti që ata fshehin plotësisht identitetin në rrjetet sociale, qëllimi i të cilave është në thelb ekspozimi, tingëllon çuditshëm.

“Fakti që fshehin fytyrat ngre dyshimet. Por dyshimi më i madh është që reagojnë ndaj një ushtari. Psikologjikisht nuk është normale, reagimi i parë do të ishte largimi me vrap”, tha Duma.
LEXONI GJITHASHTU:
- Duma për incidentin me rusët: Shqipëria e kërcënuar, jemi të pasigurt
- Rusët me makinë luksi në Gramsh, Duma: S’guxon turisti të sulmojë ushtarin
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti