Joe Biden përshëndet rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Reagon Grenell: Po politizon procesin

11 Korrik 2020 | 11:23

Ish-zv.presidenti amerikan, Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjellë, ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është esenciale që Kosova dhe Serbia të avancojnë përpara,” shkruan Biden në reagimin e tij.

Kjo zgjidhje, sipas  ish-zv.presidentit amerikan, do të forconte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve dhe çonte përpara aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare.

Biden kritikon administratën Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë” gjatë planifikimit të takimit të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Në reagimin e tij Joe Biden shkruan se nëse zgjidhet president, “administrata e tij do të punojë për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për ta bërë këtë ëndërr realitet”.

Pas kësaj deklarate reagoi me një seri postimesh në Twitter edhe përfaqësuesi i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell duke e akuzuar Biden se po e politizon procesin e dialogut mes dy vendeve.

Me këtë akt, shkruan Grenell ai garanton “se asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të detyrohen të presin përsëri që të mos përdoren nga politikanët”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026