Dyshime për spiunazh| 5 zhvillimet kryesore të javës

21 Gusht 2022 | 22:00
  • Fotografonin uzinën e armëve në Poliçan, arrestohen 4 shtetas çekë

Katër shtetas çekë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë uzinës së armëve në Poliçan.

Burime bëjë me dije se çekët u arrestuan nga policia ushtarake që ruan ambientet e ish-uzinës së armëve. Gazetari Eni Ferhati raportoi se 4 çekët janë duke u marrë në pyetje nga policia.

Lexoni për më shumë: Fotografonin uzinën e armëve në Poliçan, arrestohen 4 shtetas çekë

Dy ushtarët në spital
  • Tre rusë sulmojnë ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh

Një incident ka ndodhur në uzinën e armëve në qytetin e Gramshit këtë të shtunë.

Mësohet se 3 shtetas rusë kanë neutralizuar dy ushtarë të kësaj uzine, duke i lidhur. Ngjarja ka ndodhur teksa në qytet ka pasur një stuhi dhe rusët u vendosën brenda godinës.

Lexoni për më shumë: Tre rusë sulmojnë ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh

Ervis Martinaj
  • A është vrarë Ervis Martinaj? 10 ditë hetime, administrohen të dhëna kontradiktore

Prej 10 ditësh policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinaj.

Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik të personazhit të njohur të botës së krimit pas denoncimit të familjarëve të tij. Pista tjetër është ajo e një inskenimi të mundshëm me qëllim humbjen e gjurmëve.

Lexoni për më shumë: A është vrarë Ervis Martinaj? 10 ditë hetime, administrohen të dhëna kontradiktore

Dritan Abazoviç
  • Rrëzohet qeveria e Dritan Abazoviç në Mal të Zi

Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.

Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Lexoni për më shumë: Rrëzohet qeveria e Dritan Abazoviç në Mal të Zi

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin
  • Tjetër video/ Kryeministrja finlandeze vallëzime intime në një klub privat

Në Finlandë ka dalë një video e re që tregon kryeministren Sanna Marin të kryejë sjellje intime me një burrë, teksa vallëzon në dhomën e një klubi në Helsinki.

Episodi daton më 6 gusht, gjatë së njëjtës fundjavë kur u mbajt festa private e shfaqur në videon e parë. Disa media lokale bëjnë të ditur se ato ditë kryeministrja ishte në detyrë dhe nuk ia kishte kaluar pushtetin ministrit të Mbrojtjes, sikurse ka bërë në raste të tjera.

Lexoni për më shumë: Tjetër video/ Kryeministrja finlandeze vallëzime intime në një klub privat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026