Reagimet për ngjarjen në uzinën e Gramshit | 5 zhvillimet deri në mesditë
- Reagon ambasada ruse për incidentin në Gramsh
Ambasada ruse ka reaguar për Euronews Albania për incidentin që ndodhi në Gramsh dy ditë më parë. Ambasada sqaron se nuk ka marrë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim. Sipas trupës diplomatike ruse në vend, i është dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për t’i vënë në dijeni për detajet e ngjarjes.
Lexoni për më shumë:Ambasada ruse për incidentin në Gramsh: Asnjë informacion nga autoritetet shqiptare
- Vjet ‘turistë’ nga Moska vizituan bazën e Kuçovës
Rasti i Gramshit nuk përbën herën e parë që agjentë rusë, të kamufluar nën petkun e turistëve, përpiqen të sigurojnë pamje nga ish-bazat ushtarake në Shqipëri. Sipas mediave ndërkombëtare, verën e kaluar, dy shtetas rusë u kapën nga policia jashtë perimetrit të bazës ajrore të Kuçovës. Ata ishin të pajisur me një avion të vogël të telekomanduar, të cilin do ta përdornin për të filmuar strukturën e bazës, që së fundmi i është dhënë NATO-s.
Lexoni për më shumë:Agjentët rusë në Shqipëri, vjet ‘turistë’ nga Moska vizituan bazën e Kuçovës
- ‘Gramshi’, Peleshi: Mund të jetë bërë për tërheqje vëmendjeje nga një tjetër ngjarje
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se institucionet vepruan në kohë dhe siç duhet për ngjarjen në Gramsh. Ai shtoi rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër. Sipas ministrit të Mbrotjes, tani jetojmë në një kohë të prishjes së ekuilibrave gjeopolitike.
Lexoni për më shumë: ‘Gramshi’, Peleshi: Mund të jetë bërë për tërheqje vëmendjeje nga një tjetër ngjarje
- Është kërcënuar siguria kombëtare’, Berisha shigjeton ish-zyrtarët e SHISH
Siguria kombëtare sot në shumë aspekte është kërcënuar. Fatmirësisht Shqipëria është vend i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin e integritetin e saj territorial”. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat nga selia e PD-së këtë të hënë.
- Vrasja e vajzës së mikut të Putin, akt intimidimi ndaj rusëve për luftën në Ukrainë
Komisioni hetimor për rajonin e Moskës ka deklaruar se shpërthimi i natës së të shtunës, ku humbi jetën Daria Dugina u shkaktua nga një bombë e vendosur poshtë automjetit të saj. 29-vjeçarja ishte vajza e Alexander Dugin, një nacionalist mbështetës i Putin dhe i luftës në Ukrainë. Për analistët, incidenti duhet të perceptohet si një akt intimidimi ndaj qytetarëve rusë.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq