‘S’ka municione’, gazetari: Në tunele mund të strehohen gjysmë milionë njerëz

23 Gusht 2022 | 10:31

Norel Zaimi, gazetar i TVSH ka hyrë dhe ka bërë reportazhe në uzinën e Poliçanit.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi se aktualisht në tunelet e Poliçanit, brenda të cilave dy ditë më parë u kapën 2 turistë çekë nuk ka asnjë municion, vetëm makineri që dikur shërbenin për të prodhuar armatime.

Ai tregoi se tunelet deri para viteve 90 kanë qenë objekte të sigurisë së lartë, të ndërtuara me një infrastrukturë moderne dhe të parashikuar për të strehuar mbi gjysmë milioni njerëz në rast rreziku.

Tunelet aktualisht ruhen me roje, por turistët çekë të kapur brenda tyre kanë mundur të hyjnë duke u kacavjerrë nga një shkëmb sipër tuneleve, dhe pasi kanë prerë drynin kanë mundur të futen brenda tyre por kanë humbur rrugën, tregoi gazetari.

“Ka qenë një nga ndërmarrjet më të rëndësishme në Ballkan. Është një kompleks kodrash jashtë radarëve të satelitëve. Gjithë perimetri i kombinatit është i rrethuar me tela me gjemba. Aktualisht tunelet nuk kanë asnjë rrezikshmëri dhe nuk ka pasur ndonjë siguri të madhe”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026