Oketa tregon pse uzina e Gramshit ka rëndësi për forcat e armatosura

23 Gusht 2022 | 11:12

Ish-deputeti i PD-së, Gazment Oketa shprehet për Euronews Albania se uzina e ushtarake e Gramshit, ku dhe ndodhi incidenti tre ditë më parë, përbën interes për forcat e armatosura vetëm për shkak të objekteve që ndodhen brenda saj.

“Por ashtu si edhe objekte të tjera që mund të ketë dalë nga plani i përhapjes, fakti që ajo ruhet nga përfaqësues të forcave të armatosura, ka një lloj rëndësie për shkak të vlerave materiale që ndodhen aty”, u shpreh ai.

Ai shtoi se është qeveria në fakt, ajo që ka cenuar sigurinë kombëtare të qytetarëve.

“Siguria nuk cenohet vetëm nga incidente. Siguria e shtetasve shqiptarë është e cenuar çdo ditë nga vetë shteti apo qeveria shqiptare. Kemi çdo port, çdo rrugë, shëndetësinë me koncesion. Të dhënat e publikut shqiptarë janë vërë publike. Kemi një sistem jo ligjor patronazhistësh që kontrollon qytetarët. Të gjitha këto bëjnë cenim të sigurisë kombëtare. Siguria nuk cenohet jo vetëm nga faktorët e jashtëm por edhe të brendshëm”, u shpreh Oketa.

Ngjarja në uzinën e armëve në Gramsh:

2 rusët dhe ukrainasi që të shtunën tentuar të futen në depon e armatimit në Gramsh duke plagosur dhe dy ushtarë janë arrestuar për spiunazh. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Ata do të gjykohen dhe për dëmin që iu shkaktuan ushtarëve me anë të një spray neuro-paralizues. Ushtarët Aldo Bici dhe Ardian Caka, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026