Rama: Arritja e Luiza Gegës të lë pa fjalë, sot jemi para Gjermanisë
Kryeministri Edi Rama e cilësoi një arritje që të lë pa fjalë triumfin e atletes Luzia Gega në kampionatin Europian të Atletikës.
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar në nder të kampiones së Europës, Rama tregoi se si Luiza Gega arriti të mposhtte një atlete gjermane, duke e vënë Shqipërinë si rrallëherë përpara Gjermanisë.
“Kjo arritje të lë pa fjalë. Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e re të BE në Shqipëri, të cilës i kërkova të qëndrojë për të kremtuar një kampione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermanisë. Para ca kohësh dikush thotë jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë”, tha Rama.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet u zhvillua sot një ceremoni për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa në Gjermani.
LEXONI GJITHASHTU:
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:04 Erdogan optimist në Samitin e NATO-s: Pres të vendoset një marrëveshje mbi avionët F-35