‘Qëndruan 3 orë në Vjosë’, zjarrfikësi tregon si i shpëtuan turistët gjermanë

23 Gusht 2022 | 14:39

Pasditen e së hënës 4 turistë u bllokuan në kanionin e Langaricës për shkak të prurjeve të lumit të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Shpëtimi i tyre u bë i mundur falë ndërhyrjes së policisë Përmet bashkë forcat zjarrfikëse.

Fredi Lipe, shef i zjarrfikëses së Përmetit tregoi në një intervistë për Euronews Albania se operacioni i shpëtimit të turistëve nuk kishte qenë i lehtë për shkak të kushteve të vështira të motit por edhe mungesës së pajisjeve ndihmëse që mund të lehtësonin punën e tyre.

Ai tha se turistët kishin qëndruar rreth 7-8 orë duke eksploruar, dhe 3 orë të bllokuar në lumë për shkak të rritje së prurjeve të tij nga reshjet.

“Momentet e para që i nxorëm ishin shumë mirënjohës që i kishin shpëtuar. Kishin ndjenjën e frikës, ishin pak të uritur dhe të lagur si i transportuam përmes lumit që ishte fryrë. Polakët nuk patën probleme, kurse gjermanët ishin më të vështirësuar. Megjithatë ne i transportuam me makinat tona në pikat ku ishin akomoduar dhe nuk kishin nevojë për ndërhyrje spitalore”, tregoi ai.

Pasditen e djeshme, 4 turistë gjermanë mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës.

Ata u shpëtuan pak orë më vonë me ndihmën e zjarrfikësve dhe policisë. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026