Thatësira më e keqe në 500 vjet, KE analizon me shqetësim situatën
Liqeni Brenets, i ndodhur në kufirin franko-zviceran është shembull i thatësirës së ashpër në Evropë. Ai u shfaq mbi 12 mijë vjet më parë, në masivin nënalpin të Jurës dhe ishte rreth 18 metra i thellë, por këtë verë ai thuajse është zhdukur tërësisht.
Në Bruksel, pasojat e shumëfishta të verës së nxehtë po analizohen me shqetësim.
“Buletini i fundit mbi korrjet vë në dukje se moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë në pjesët dërrmuese të Evropës vazhdon të reduktojë parashikimet për rendimentin nga kulturat e stinës. Sipas shkencëtarëve të Komisionit, moti pritet të mbetet i ngrohtë dhe më i thatë se zakonisht në rajonin e Mesdheut perëndimor deri në nëntor. Thatësira aktuale është më e keqja e 500 viteve të fundit,” – u shpreh Johannes Bahrke, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Por thatësira nuk ka të bëjë vetëm me korrjet. Qytete dhe fshatra të shumta evropiane, si Lë Bushet San Nikol, në jug-lindje të Francës, kanë probleme me furnizimin me ujë dhe bazohen tek shpërndarja me autobot.
“Një mëngjes nuk kishte fare ujë. Për hotelin dhe klientët e barit përdorëm ujë me shishe, në mënyrë që ata të lanin dhëmbët dhe të mund të bënin kafenë,” – tregoi Fabien Rochedy, pronar i një hoteli.
Niveli i ulët i liqeneve dhe lumenjve po shkakton probleme serioze ambientale, me vdekshmëri të lartë të peshqve dhe duke penguar transportin ujor.
Gjithashtu, pyjet dhe fushat e Evropës po vuajnë pasojat e të nxehtit dhe thatësirës duke u përballur me zjarre të shpeshta. Sipas Observatorit Evropian të Thatësirës, 47% e territorit është ende në kushte të rënda, ndërsa 17% në gjendje alarmante.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat