Avni Delvina çel ekspozitën “Notre Drame de Tiran” në mbështetje të Teatrit Kombëtar
Artisti Avni Delvina çeli ekspozitën e tij personale “Notre Drame de Tiran” në ambientet e Teatrit Kombëtar. Kjo ekspozitë i dedikohet qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të këtij objekti kulturor prej gati dy vitesh.
Në mesin e 40 grafikave me mesazhe politike, Delvina paraqet personazhe publikë, të cilët vendosen ne kontekstin e çështjes së Teatrit.
Në çeljen e ekspozitës morën pjesë dhjetëra mbështetës të Teatrit, qytetarë, dashamirës të artit por edhe figura të njohura politike.
“Kam rreth dy muaj që punoj intensivisht për realizimin e kësaj ekspozite, duke krijuar një sërë punimesh të reja enkas për Teatrin Kombëtar, si dhe duke ripunuar e transformuar disa punime të publikuara më parë,”- shkruan Delvina në Facebook.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur çdo ditë deri në datën 16 nëntor në oraret 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 20:00.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave