Kanë mohuar akuzat për spiunazh, asnjë interesim diplomatik për rusët dhe ukrainasin
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç pritet të dalin në orën 11:00 para Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Kryesuesja e trupit gjykues është gjyqtarja Pajtime Fetau, ndërsa prokuror i çështjes Kreshnik Ajazi.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati i cili raportoi nga Elbasani tha se ndaj tre shtetasve janë ngritur zyrtarisht akuzat “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave” por edhe ushtrimi i dhunës për shkak të detyrës ndaj dy ushtarëve shqiptarë.
Prokuroria dyshon se aktivitetin si turistë, 3 shtetasit e përdornin për të fshehur një aktivitet spiunazhi. Gazetari i Euronews Albania raportoi se nga komunikimet me burime të shumta në prokurori dhe policinë e Elbasanit, rusët dhe ukrainasi kanë mohuar akuzat, madje i kanë cilësuar të pabaza.
Ata kanë deklaruar se janë turistë, duke pretenduar se kanë frekuentuar Shqipërinë edhe herë të tjera për këtë lloj atraksioni turistik.
Nuk ka pasur asnjë interesim në rrugë diplomatit për të mbrojtur shtetasit rusë dhe ukrainas, ndaj ata do të mbrohen në gjykatë nga avokatë kryesisht të caktuar nga shteti.
Konkretisht, për shtetasit rusë janë caktuar 2 avokatë nga shteti, Demir Çiftja kryetar i Dhomës së Avokatisë Elbasan dhe avokat Aldi Kaçi. Ndërsa avokati i tretë do të caktohet gjatë seancës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell