Qytetarët e prekur me COVID-19 votojnë nga shtëpia në ditën e parë të zgjedhjeve në RMV
Në Maqedoninë e Veriut, në mesin e valës së pandemisë COVID-19, po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë situatë të jashtëzakonshme, voton edhe një kategori e re, ajo e personave në izolim që dyshohet apo janë të infektuar me COVID-19.
Ekipet zgjedhore që shkojnë në shtëpitë e qytetarëve që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, ose që po qëndrojnë në izolim, janë të përbërë prej tre punonjësish e shëndetësisë dhe dy anëtarë të komisioneve zgjedhore, të cilët mbrohen me skafandër, maska e dorëza.
Punonjësit e shëndetësisë, mes frikës nga infektimi dhe nga ana tjetër detyrimit që kanë për pjesëmarrje në zgjedhje, shpresojnë që askush prej tyre të mos pësojë.
“Kështu është procedura tek të gjithë. Me veshje, me dezinfektant dhe gjithçka që duhet për mbrojtje.
E pyetur nga korrespondentja e Euronews Albania nëse ndihet e mbrojtur, një prej punonjëseve të shëndetësisë shprehet se:
“Mendoj se po. Të njëjtën mbrojtje e kemi edhe në punë”
Po aq të ekspozuar ishin edhe ekipet e mediave të cilët po përcjellin nga afër procesin e votimit.
Mes personave në izolim që shfrytëzuan të drejtën e votës ishte edhe prokurorja Fatime Fetai.
“Autoritetet shëndetësore dhe institucionet e tjera kompetente na mundësuan që edhe në kështu kushtesh të jashtëzakonshme, në kohë pandemie, neve personave që jemi në izolim që të realizojmë të drejtën tonë kushtetuese”, u shpreh Fetai.
Për të votuar në kushte shtëpie sot janë paraqitur rreth 700 persona. Zgjedhjet e ditës së parë do të zgjasin derisa të përfundojë votimi në të gjithë shtëpitë ku ka persona të paraqitur për votim.
Të martën do të vazhdojë votimi i personave të moshuar të burgosurit, ndërsa të mërkurën i të gjithë kategorive të tjera të qytetarëve.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta