‘Vala e dytë mund të parandalohet’, ministri gjerman bën thirrje për vigjilencë dhe respektim masash
Gjermania mund të jetë në gjendje të parandalojë një valë të dytë të coronavirusit në vjeshtë nëse njerëzit qëndrojnë vigjilentë, veçanërisht gjatë sezonit të pushimeve verore, tha gjatë një konference për medien ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Ai u bëri thirrje qytetarëve gjermanë që gjatë pushimeve të tyre të tregohen të kujdesshëm, pasi ishte shqetësuar tej mase nga fotot e pushuesve që qarkullonin në media sociale.
Duhet të them që e kuptoj padurimin tuaj, por aty ku ka festa rreziku i infeksionit është veçanërisht i lartë. Pastaj njerëzit kthehen në vendin e origjinës dhe mund të infektojnë të gjithë njerëzit e tjerë në aeroplan, si dhe të gjithë në shtëpi.
Kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi, veçanërisht tani në sezonin e pushimeve, për të parandaluar infeksionet.
Ne nuk duhet të presim automatikisht një valë të dytë në vjeshtë dhe dimër. Së bashku, si shoqëri, ne mund ta parandalojmë atë, siç kemi bërë herën e parë: ndalimin e përhapjes dhe mbajtjen nën kontroll të pandemisë. Mund ta bëjmë përsëri. Unë kryesisht mbështetem në arsye dhe jo kryesisht në kufizime”, tha ministri , Jens Spahn
Në fjalën e tij ai shtoi se më shumë se 15.5 milionë njerëz kishin instaluar aplikacionin për të gjurmuar kontaktet dhe se 500.000 njerëz ishin testuar për COVID-19 vetëm gjatë javës së kaluar.
Në të njëjtën konferencë për shtyp, kreu i Institutit ‘Robert Koch’ për shëndetin publik, Lothar Wieler tha se rezultatet e para të studimit mbi antitrupat kundër COVID-19 në mesin e dhuruesve të gjakut ka treguar një imunitet të ulët dhe sugjeron se shumica e gjermanëve nuk kanë pasur kontakte me virusin.
Nga rreth 12.000 mostra gjaku të testuara, antitrupat u gjetën në vetëm 1.3 për qind tha Wieler.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat