Festa e motoristëve, dhurohen 10 kamionë me pajisje për shkollat dhe spitalet
Kamionistë dhe motoristë nga Gjermania kanë ardhur me një ngarkesë shumë të çmuar për qytetin e Pogradecit.
Një donacion prej 10 kamionësh me pajisje spitalore dhe shkollore për Pogradecin kanë mbërritur këtë fundjavë në qytetin e vogël liqenor.
Në shenjë falënderimi për shoqatën e motoristëve dhe kamionistëve, është organizuar një mbrëmje me muzikë, ku pushuesit dhe turistët në Pogradec do të mund të shijojnë edhe paradën e motoristëve.
Një prej motoristëve, Dritan Hoxha u shpreh për Euronews Albania se në këtë event përveç grupeve të huaja, janë edhe 50 grupe motoristësh shqiptarë.
“Unë jam motorist, kam lindur kështu. Ne kemi ftuar grupe nga Gjermania, Zvicra, Austria, Kroacia, Mal i ZI, Kosova, Greqia dhe të gjitha grupet shqiptare. Këtu po ndodh edhe një event. Janë 50 grupe vetëm nga Shqipëria.E gjitha ndihma është bërë nga Juliana Dita, emigrante në Gjermani”, tha ai për gazetarin Xhensil Shkëmbi.
Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in
- 14:37 Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
- 14:28 I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja