UEFA për Arenën Kombëtare: Stadiumi nuk është gati për ndeshjen me Francën

8 Nëntor 2019 | 09:28

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e programuar për t’u zhvilluar në datën 17 nëntor, nuk e ka ende një stadium të përcaktuar nga UEFA. Qeveria e futbollit nuk e ka vendosur ende stadiumin ku do të zhvillohet kjo sfidë, duke mos caktuar as ndonjë stadium alternativ.

Ekskluzivisht për “Euronews Albania”, UEFA bëri me dije se nuk është caktuar stadiumi ku do të luhet kjo përballje.

“UEFA po e monitoron nga afër punën në stadium, e cila është në fazën e saj finale. Miratimi përfundimtar pritet në momentin e përshtatshëm”, thuhet në komunikim.

UEFA lë të hapur mundësinë e licencimit të Arenës Kombëtare, por nga ana tjetër ekziston rreziku që kjo përballje mund të mos luhet në stadiumin e ri, për sa kohë nuk është marrë ende licenca.

Pak ditë më parë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka theksoi se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kampionatit Evropian.

 “Pa dyshim, pavarësisht punës intensive e shumë gjërave që mbeten për t’u bërë, sigurisht që do të jetë gati për ndeshjen”, tha Duka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026